Kujdesi për ty

Bazuar në kodeksin etik të Universitetit të Tetovës si dhe në ligjin për mbrojtjen e denoncuesve në Republikën e Maqedonisë (Gazeta zyrtare nr. 196/2015, 35/18), Universiteti i Tetovës, nëpërmjet platformës “Kujdesi për ty”, ofron mundësi për denoncim të brendshëm dhe të mbrojtur.

Platforma “Kujdesi për ty” ka për qëllim sigurimin dhe ruajtjen e mirëqenies së procesit mësimor-shkencor, mbrojtjen e të gjithë të përfshirëve në veprimtarinë e Universitetit (studentë, staf akademik, staf administrativ dhe teknik) si dhe sigurimin dhe avancimin e cilësisë në Universitet, duke ofruar mundësi për paraqitjen e dukurive problematike, të cilat mund të jenë hetuar në mjedisin e Universitetit, ose janë në lidhshmëri me aktivitetet që realizohen në Universitet.

“Kujdesi për ty” do të trajtojë vetëm çështjet që lidhen me studentët, stafin akademik, stafin administrativ dhe stafin teknik të Universitetit të Tetovës.
Mënyra e preferuar e komunikimit

M     F
Ju lutemi, përshkruani hollësisht problemin (Kush është realizues i veprimit/ngjarjes? Ku ka ndodhur? Kur ka ndodhur? Cila është vepra ? A ka dëshmitarë të tjerë?), pasi që në rast se informacionet janë të pakta ose janë të pasakta, ekziston mundësia që dukuria apo problemi i denoncuar të mos shqyrtohet.

Dukuria e cila është e mbështetur me fakte (video, audio, fotografi) e rrit mundësinë e trajtimit më efikas të dukurisë së parashtruar.
Nëse dëshironi të dërgoni më shumë se një file, vëndoni të gjitha në një zip file. Limiti 25MB.
Në rast se dukuria që paraqitet nuk përmban fakte konkrete, parashtresa ka mundësi të mos shqyrtohet.
Unë, XXXX me vetëdije, ndërgjegje, sinqeritet, përgjegjësi dhe autonomi të plotë, deklaroj se informacionet e dhëna më lart janë të sakta, të drejta dhe janë në frymën e sigurimit të mirëqenies së proceseve që zhvillohen në Universitet.